180 minuta “jetike” për Teutën, durrsakët luajnë gjithë sezonin në 2 ndeshjet e ardhshme

Teuta ndodhet e parafundit në klasifikim me 35 pikë, po aq sa Tirana që ndodhet në vendin e 8-të. Durrsakët do të luftojnë deri në fund për të siguruar mbijetesën në Superiroe, teksa sfidat e ardhme për të do të jenë shumë vendimtare.

Kanë mbetur edhe 3 ndeshje drejt fundit të kampionatit, por 2 duelet e ardhshme janë “jetike” për “Djemtë e Detit”. Kjo pasi do të përballen me 2 rivalë direkt për mbijetesën.

Ditën e shtunë fillimisht do të presin në shtëpi Laçin, ndërsa 1 javë më pas do të luajnë në transfertë ndaj Tiranës. Duele këto që do të vendosin fatet e tyre në Superiore për sezonin e arshshëm.

180 minuta shumë delikate, ku ‘djemtë’ e Bledar Hodos do të hyjnë në fushë “all-in” për të siguruar pikët maksimale dhe për të lënë prapa në renditje rivalët për mbijetesë.  Ndërkohë dueli i fundit për Teutën do të jetë ndaj Egnatias në “Niko Dovana”.

Lajme të tjera |  Tirana për rekord, 1 vit pa dy fitore rresht. Kryeqytetasit vazhdojnë të “lëngojnë” nga paraqitjet e tyre të dobëta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us