20-vjeçarja ndalon makinën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasagjerja hap derën dhe përplas të riun me monopatinë

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, 20-vjeçarja kishte ndaluar makinën për të zbritur pasagjerja që ndodhej mbrapa.

Por, dera e pasme përplas 27-vjeçarin i cili po kalonte aty pranë me një monopatinë.

I riu ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 20-vjeçaren, drejtuesen e automjetit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen A.K., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ndaluar automjetin që drejtonte, pa siguruar dyert e pasme të tij. Pasagjerja në automjet ka hapur derën e pasme dhe ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 27 vjeç, i cili qarkullonte me monopatinë. 27-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njoftojnë blutë e Tiranës.

Lajme të tjera |  “Po përdoreni si mish për top”, Edmond Spaho kundër protestuesve për Zvërnecin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us