3 futbollistë nuk ia dalin, Skënder Gega duhet të “riformatojë” formacionin ndaj Elbasanit

Partizani do të luajë ditën e sotme një nga ndeshjet më vendimtare të këtij sezoni. Të kuqtë do të presin në shtëpi Elbasanin për të bërë mes tyre lloigaritë e javës së fundit të Superiores.

Një duel direkt për vendin e 4-të në “Final – Four”, teksa skuadrat kanë pikë të njëjta në klasifikim, por verdheblutë për shkak të duele direkte janë më të avantazhuar. Në këto kushte te të kuqtë vlen vetëm fitorja, si mundësia e vetme për të qenë në “top-4”.

Prej ditësh ekipi është përgatitur intensivisht, por “hallet” për Skënder Gegën nuk kanë fund. Kjo pasi 3 futbollistë janë të dëmtuar dhe nuk do të mund të luajnë ditën e sotme ndaj verdhebluve.

Lajme të tjera |  Chelsea bën gati ofertën, 80 milionë Euro për talentin e Juventusit

Janjeva, Mehmeti dhe Buxhelaj janë aktualisht të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimin. Kjo shton “dhimbjet e kokës” te traneri tropojanë, i cili duhet të riformatojë formacionin ndaj Elbasanit.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Qirko, Bytyçi, Preka, Sembene, Domgjoni, Ismaili, Kote, Taipi, Keko, Podstrelov, Eleke. Trajner: Skënder Gega.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us