Superiorja është vetëm 3 ndeshje larg fundit të këtij sezoni. Ekipet do të luftojnë “dhëmbë për dhëmëb” për çdo pikë, të cilët janë shumë vendimtare për objektivat e tyre.
Deri më tani është mësuar se Egnatia dhe Dinamo janë 2 ekipet e para që kanë siguruar edhe matematikisht “Final – Four”. Por pavarësisht se rrogozhinasit kanë siguruar ‘Fimal – Four” nuk janë skuadra me sulmin më të mirë.
Më shumë gola deri më tani në Superiore ka shënuar Dinamo, 49, po aq edhe Vllaznia. Dinamovitët dhe shkodranët kanë treguar se kanë sulmin më produktiv në këtë sezon, teksa me 3 gola më pak i ndjek Egnatia.
Pikërisht kampionët janë ekipi që kanë mbrojtjen më të mirë. Rrogozhinasit deri më tani kanë pësuar 27 gola. Pas tyre vjen Partizani, Dinamo dhe më pas Vllaznia.