5 ditë nga ekzekutimi i Sinomatit, policia liron 15 të shoqëruarit, në kërkim të makinës së ‘dyshimtë’

Kur kanë kaluar 5 ditë nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, aksionet e policisë kanë rezultuar një furtunë në gotë, pasi momentalisht asnjë person i dyshuar nuk është vënë në pranga për ngjarjen. Burime bëjnë me dije për Zërin, se pas rreth 18 orësh, Policia e Vlorës, ka lënë të lirë të gjithë personat e shoqëruar si të lidhur me ngjarjen, pasi nuk ka gjetur asnjë provë për implikimin e tyre.

15 personat u ndaluan pas kontrolleve në më shumë se 20 banesave në Vlorë dhe rrethina, por pa mundur që të arrihet të provohet përfshirja e ndonjërit prej tyre, kryesisht rivalë të babait të 22-vjeçarit, Sokol Sinomati. Ky i fundit u lirua përkohësisht nga burgu i Fushë Krujës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij, i cili u vra vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Belgjika, dhe kishte dalë në ballkonin e shtëpisë për të pirë një cigare.

Lajme të tjera |  VOA: Dyfishohen paditë ndaj gazetarëve në Shqipëri

Gjatë kqyrjes së dhjetra kamerave të sigurisë, policia dhe grupi hetimor kanë pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje. Pikërshisht ky mjet, në pronësi të një shtetasi nga Elbasani, dyshohet se ka shërbyer për largimin e autorëve autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW e të cilin u krye atentati mafioz.

Gjatë dy netëve të fundit, në të gjithë Vlorën janë ngritur postoblloqe të shumta, me qëllim krehjen e zonës, por pa mundur që të zbardhet ngjarja e rëndë. Në komisariatin e qytetit ka qenë intesivisht i pranishëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka kërkuar hapjen e dosjeve të vjetra, me qëllim për të evidentuar të gjitha hasmëritë që mund të ketë pasur babai i viktimës, pjesë e bandës së Gaxhait, dhe i dënuar për vrasje.

Lajme të tjera |  Ulen temperaturat, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme! Dita kur nisin reshjet e shiut

22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e së dielës në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa teksa nuk raportohet të ishte një person problematik dhe me precedent penal.

Pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes pasi babai i viktimës ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait në vitin 1997 dhe aktualisht ndodhet në burg për vrasje të ndodhur në vitin 2002. Babai i 22-vjeçarit njihej në Vlorë dhe me nofkën “Sokol buzëderri”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us