Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Müller, do të largohet nga gjigantët e Bundesligës në fund të sezonit 2025.
E ardhmja e tij mbetet e paqartë për pjesën e mbetur të karrierës së tij
Pasi ka kaluar gati 25 vjet si pjesë e e rekordmenëve gjermanë, për herë të parë si profesionist, ai do të luajë për një tjetër klub.
Në javët e fundit, që kur Bajerni njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën me të, për 35-vjeçarin është përfolur për një transferim në MLS.
Por interesim ka edhe nga ekipe në Serie A, por edhe nga skuadra të tjera të Bundesligës.
Megjithatë, sipas mediave gjermane, Muller po merr në konsideratë një transferim në kampionatin amerikan të futbollit.
Sipas “Sports Illustrated”, Los Angeles FC dëshiron sulmuesin bavarez në ekip.
Midis të dyja klubeve ka një marrëveshje bashkëpunimi e kjo mund të ndihmojë në arritjen e akordit.
Por edhe San Diego FC e pëlqen shumë futbollistin dhe është gati që të investojë për të.
Situatën po e ndjek edhe Chicago Fire FC. Në të kaluarën pjesë e klubit amerikan kanë qenë ish-bavarezë si Bastian Shvajnshtaiger dhe Xherdan Shaqiri.
Edhe FC Cincinatti ka financat e nevojshme për t’i bërë një ofertë joshëse sulmuesi gjerman.
Por gjasa për ta blerë ka edhe New York Red Bulls, ndërsa pjesë e ekipit janë edhe dy sulmues që ne të kaluarën kanë luajtur në Bundesligë. Choupo-Moting,dhe Forsberg.
Për më tepër që njeriu që menaxhon disa klube në pronësi te Red Bullit, ndër ta edhe njujorkezët, është Jurgen Klop, një tjetër gjerman.