‘5 të plagosur nga aksidenti’! Arrestimi i shefit të Rrugores dhe 2 zyrtarëve/ SPAK: Morën 2 mijë euro për të mos arrestuar shoferen

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, shefi i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku më datë 19 prill 2025.

Sipas SPAK dyshohet se Zeka së bashku me dy zyrtarët, kanë favorizuar kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në një aksident. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithëse nga aksidenti 5 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital.

Hetimi

Konkretisht në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja Anisa Vrioni, bashkëshortja e shtetasit Ergest Vironi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Lajme të tjera |  “Qëndroni njerëz të lirë”- Berisha thirrje kuksianëve në emigrim: Asnjë votë për armikun e kombit!

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases Anisa Vrioni, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Për të ndihmuar të shoqen, bashkëshorti i Anisa Vrionit, të përfshirë ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit rrugor për të lehtësuar rrethanat e të përfshirës. Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur çështjen në favor të gruas.  Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim Ergest Vironi, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

Lajme të tjera |  Konklava, tymi i bardhë.../ Një proces shekullor dhe i veshur me mister, si zgjidhet Papa i ri?

Urdhri i ndalimit të drejtorit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, shefi i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us