75 milionë euro për Osimhen, rivalët e Napolit synojnë rikthimin e sulmuesit në Serie A

Victor Osimhen me shumë gjasa do të rikthehet në Serie A. Pasi pikërisht ofertat nga skuadrat italiane nuk i mungojnë. Kështu Juventusi është i gatshëm të shpenzojë milionat për ta rikthyer bomberin në Itali, këtë herë për të veshur fanellën bardhezi.

Siç dihet Osimhen aktualisht është pjesë e Galatasarayt në Turqi, ku janë në garë për të fituar titullin kampion. Ndërkohë luan në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të shpenzojë 75 milionë euro për shërbimet e tij në mënyrë që skuadra të përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ri. Osimhen në këtë sezon ka luajtur në 37 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka mundur të shënojë 33 gola.

Lajme të tjera |  Debuton për herë të parë me Kombëtaren, Luis Hasa flet prag Izraelit: Mora në telefon prindërit sapo më erdhi ftesa, jap maksimumin për fanellën!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us