8 deputetë të opozitës kërkojnë dëgjesë me Altin Dumanin, firmos edhe Monika Kryemadhi

8 deputetë të opozitës kanë kërkuar një dëgjesë me kreun e SPAK, Altin Dumani, pas deklaratave të tij, se eksponentë të lartë të policisë së shtetit janë të korruptuar. Deputetët kërkojnë që kjo dëgjesë të bëhet në Komisionin Parlamentarë të Sigurisë Kombëtare. Në mesin e deputetëve që kanë kërkuar dëgjesën me kreun e Prokurorisë është dhe Monika Kryemadhi.

Në kërkesë thuhet se “gjatë raportimit të tij, kreu i SPAK ngriti shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e niveleve të larta të policisë, të cilët sipas kreut të SPAK rezultojnë të kenë bashkëpunuar me krimin e organizuar”.

Bazuar në këtë deklarim të kreut të SPAK Altin Dumani gjatë raportimit disa javë më parë në KLP, deputetët e rithemelimit kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme, dhe më pas do të merret vendimi nëse Dumani do të thirret apo jo në Komision. Kreu i SPAK ka qenë në mesin e një vorbulle akuzash, që i janë ngritur nga krerët më të lartë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Lajme të tjera |  "I pari do flas vetë", sherr mes Edi Palokës dhe kandidatit demokrat për deputet për radhën e fjalës (VIDEO)

Pak ditë më parë, teksa raportonte në KLP, Altin Dumani Dumani tha se prokurorët e SPAK kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Shtetit, por nuk mund të veprojnë me ta për të hetuar çdo çështje. Kjo pasi, në disa raste, hetimet kanë zbuluar se disa eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit rezultojnë se kanë bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale.

“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar dhe cështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër”,tha Dumani para KLP-së.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us