Drejtuesi i PPE në takimin me Berishën: Jemi të bindur se do fitoni zgjedhjet

Drejtuesi i grupit të Partive Popullore Europiane në Strasburg, Pablo Hispan, garantoi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, se kanë mbështetjen e organizatës më të madhe politike të Europës.

Ai tha se PPE do të sjellë në Shqipëri një delegacion të madh për të mbikëqyrur zgjedhjet.

Faleminderit zoti Berisha për prezantimin.

Siç e dini, ju keni mbështetjen tonë më të madhe dhe grupi ju uron suksese, me bindjen se do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme.

Ne do sjellim një delegacion të madh nga Partitë Popullore Europiane, që të mbikëqyrim zgjedhjet, për të mbështetur demokracinë dhe transparencën për popullin shqiptar”, tha Hispan.

Lajme të tjera |  'Drejtësia e ka frikë Berishën', Spahiu: Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us