VIDEO/ Dopietë dhe asist, Messi i jashtëzakonshëm çon në gjysmëfinale Inter Miamin

Lionel Messi vazhdon të bëjë paraqitje fantastike me Inter Miamin. Argjentinasi ka shënuar dopietë dhe ka dhuruar asist në sfidën që amerikanët zhvilluan ndaj Los Angeles. Interi Miami triumfo 3-1 në çerekfinalen e dytë  të CONCACAF Champions Cup, me takimin e parë që kishte përfunduar 1-0 për Los Angeles.

Kjo përmbysje i siguroi Inter Miamit edhe kalimin në gjysmëfinalen e CONCACAF Champions Cup. Fillimisht “Pleshti” shënoi në minutën e 35-të, më pas asistoi në minutën e 61-të dhe në minutën e 84-të realizoi golin e dytë personak, duke vulosur edhe përmbysjen e madhe.

Kujtojmë se Messi deri më tani këtë sezoin ka luajtur në 9 ndeshje me Inter Miamin, teksa ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.

Lajme të tjera |  Tirana “zgjohet”, një mesfushor dhe një portier drejt kryeqytetit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us