Imzot Dodaj: Të investojmë te çiftet e reja, po thellohet “dimri demografik”

Kreu i Kishës Katolike Imzot Arjan Dodaj në mesazhin e tij për Pashkën bëri thirrje për t’u kthyer nga Zoti dhe për të investuar në gjerat që kanë vlerë për të ardhmen e një kombi dhe jo në fasada.

“Nga ringjallja e Krishtit, ati i mëshirshëm, na jep mundësinë e pajtimit dhe të kthimit. Tingëllon akoma më e fortë ftesa për t’u kthyer nga Zoti. Zemra e njeriut është bërë për gjëra të bukura dhe fisnike. Mesazhi dhe angazhimi i parë jo vetëm i fesë, por dhe i çdo institucionin shqiptar duhet të jetë pro institucionit më të hershëm dhe të domosdoshëm, që është institucioni hyjnor, i jetës dhe i familjes.”

Një mesazh të fortë ai pati për investimin në familjet dhe sidomos te çiftet e reja.

Lajme të tjera |  Tentoi të arratisej apo vetëdorëzua? Zbardhet e vërteta e arrestimit të shefit të Qarkullimit. Çfarë u zbulua nga përgjimet (PAMJET)

“Kemi nevojë që të investohet më shumë tek bukuritë, që gjenerojnë të ardhmen sikur është familja. Veçanërisht tek çiftet e reja, sepse pa çiftet e reja që zgjedhin të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri, do të thellohet në mënyrë dramatike dhe të pakthyeshme ‘dimri demografik’ që ka shënjuar vendin tonë. Të mësojmë nga gabimet e shumë vendeve perëndimore dhe të mos i pranojmë ato sipërfaqësi dhe po ashtu të shohim vende që po reagojnë ndaj këtij dimri.”

E rëndësishme sipas arqipeshkvit Imzot Arjan Dodajt është promovimi i njeriut të punës dhe njohja e meritave.

“Të bëhemi bashkë atëherë për të promovuar kulturën e punës së ndershme, që është fryti i njeriut që nuk e ka më të varrosur ndërgjegjen. Dhe të bëjmë në mënyrë që Shqipëria të jetë e të gjithëve me pasuritë e saj të larmishme, e të mahnitshme natyrore, shpirtërore, kulturore, artistike, teknologjike, arkeologjike dhe shumë të tjera. Sepse në këto vite jo rrallë herë, për përfitimin e një pakice, kemi humbur disa thesare që nuk kthehen më.”

Në ditët e bekuara të Pashkëve besimtarët veç lutjeve kanë bekuar edhe ushqimin e tyre.

Lajme të tjera |  "Çyryk!"/ Berisha nga Kamza me kapele si Trump, replika me Ramën: Nuk do e kishe kaluar Qafën e Buallit pa…

Këtë vit Pashka katolike dhe ortodokse bien në të njëjtën ditë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us