Triumfon mes 5 golash, Bylisi shpallet kampion dhe ngrejnë lart trofeun

Të mërkurën në mbrëmje, në “Shtëpinë e Futbollit”, u luajt ndeshja finale e “Kategorisë së Tretë”, ku u përballën ekipi fitues i Grupit A, Eagle Football, dhe skuadra fituese e Grupit B, Bylis.

Ballshiotët triumfuan me rezultatin 3-2 ndaj Eagle Football, në një ndeshje spektakolare dhe të luftuar deri në minutën e fundit.

Kasaj dhe Sulovari shënuan dy golat e parë për Bylisin, ndërsa Ysolliu ngushtoi diferencën për Eagle Football.

Në pjesën e dytë, Akbiu realizoi golin e tretë dhe të fitores për ballshiotët, ndërsa golin e dytë për Eagle Football e shënoi Bardhi.

Në përfundim të ndeshjes finale, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së trofeut dhe medaljeve, e organizuar nga Federata e Futbollit. Trofeu iu dorëzua skuadrës kampione nga kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Ish-futbollisti i Argjentinës pjesë e Premier League, 47-vjeçari i bashkohet Arsenal

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us