Sot Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Pjesëmarrja në zgjedhje duket më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2021.
Ora 17:00
Deri në orën 17:00, në qendrat e raportuara, kanë votuar 38.62% e zgjedhësve, 5.6% më pak se votimi në të njëjtën orë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur kishin votuar 44.22 %.
Qarku me numrin më të lartë të votuesve deri tani është Dibra me 48.43%, ndërsa ai me numrin më të ulët është Vlora me 28.76%.
Në Tiranë kanë votuar 43.09 % e zgjedhësve.
Ora 16:00
Deri në orën 16:00, në qendrat e raportuara, kanë votuar 36.56% e zgjedhësve, 5.13% më pak se votimi në të njëjtën orë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur kishin votuar 41.52 %.
Qarku me numrin më të lartë të votuesve deri tani është Dibra me 44.64%, ndërsa ai me numrin më të ulët është Vlora me 26.20%.
Në Tiranë kanë votuar 40.17% e zgjedhësve.
-Ora 15:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 15:00 ka qenë 32.97%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2282 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 508991 nga 1543584 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 15:00, përqindja e votuesve ka qenë 38.6%.
Ora 14:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 14:00 ka qenë 29.53%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2266 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani kanë votuar 449792 nga 1523080 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 14:00, përqindja e votuesve ka qenë 35.62%.

KQZ ka raportuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.
Deri në orën 13:00, në qendrat e raportuara, kanë votuar 26.37% e zgjedhësve, 4.9% më pak se votimi në të njëjtën orë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur kishin votuar 31.30%.
Qarku me numrin më të lartë të votuesve deri tani është Dibra me 29.37 %, ndërsa ai me numrin më të ulët është Vlora me 20.36%.
Në Tiranë kanë votuar 29.35% e zgjedhësve.





