Macron “flet shqip” pas vizitës në Tiranë: Shqipëria e ka vendin e saj në BE! Franca ju mbështet në këtë rrugë

Pas vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke falënderuar për mikpritjen.

Macron shkruan Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Europian, ndërsa riktheksoi mbështetjne Francës në këtë rrugëtim

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona.

Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete.

Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë”, shkruan Macron.

Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin, zbardhen pesë kërkesat e lëvizjes qytetare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us