Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

Edhe këtë të enjte, qytetarët kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë me thirrjet kundër ndërtimeve në Zvërnec.

Me duartrokitje dhe ovacione, pankarta e thirrje për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, por edhe kundër liderit të opozitës, Sali Berisha, me thirrjen tashmë slogan: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Ndryshe nga dje, sot nuk ka bllokim nga ana e forcave policore, ndërsa ka prani të shtuar të fëmijëve në mesin e protestuesve.

“Ju erdh fundi”, është thirrja kryesore që dëgjohet në kor.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us