U kthye në idhull te Kombëtarja, presidenti i FSHF-së Armand Duka i shkruan PUBLIKISHT Jasir Asanit

Sot është një ditë e veçantë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asanin. Mëngjarashi nga Shkupi feston sot ditëlindjen e tij të 30-të, teksa nuk kanë munguar edhe urime publike.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka kanë uruar publikisht sulmuesin.“Gëzuar ditëlindjen Jasir Asani”, shkruan Duka në rrjetet sociale. Ndërkohë që FSHF-ja shkruan: “Sot i urojmë ditëlindjen sulmuesit të Kombëtares, Jasir Asani!”.

Edhe pse u bë pjesë e Kombëtares shqiptare në vitin 2023, Asani ia doli që të kthehej në idhull për shumë tifozë. Me supergolat e tij, shkupjani dha një kontribut të madh në kualifikimin e kuqezinjve në EURO 2024.

U kthye në idhull te Kombëtarja, presidenti i FSHF-së Armand Duka

Urimi i Armand Dukës për Jasir Asanin
Lajme të tjera |  “Çmendet” Barcelona, gati të shpenzojë 80 milionë euro për yllin e Liverpool

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us