Mbyllet zyrtarisht numërimi i votave për partitë dhe kandidatët, kush janë 140 deputetët e rinj që do futen në Kuvend!

Mbyllet zyrtarisht numërimi për votën preferenciale të diasporës në parkun olimpik me kutinë e fundit të qarkut të Elbasanit.

Pas 9 ditësh numërim, procesi u mbyll dhe tashmë zbulohen edhe emrat e 140 deputetëve të rinj që do të formojnë Kuvendin në shtator.

Numërimi i kutive të këtij qarku nuk solli asnjë ndryshim në renditjen e kandidatëve fitues për asnjë subjekt politik

Partia Socialiste mori në rang vendi 83 mandate dhe kështu çon në Kuvend 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur.

Nga 83 ligjvënësit, 34 janë deputete gra dhe 48 deputetë burra.

Ndërkohë, PS vjen me një gjeneratë të re në Kuvend, ku 53 prej emrave zgjidhen deputetë për herë të parë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit.

Ndërkohë, PD me aleatët që pësoi një humbje të thellë duke u tkurrur në 50 mandate, ku 43 deputetë janë zgjedhur nga lista e mbyllur dhe vetëm 7 nga lista e hapur.

Në total, PD-ASHM ka 13 deputete gra dhe 37 deputetë burra.

Vetëm 14 deputetë nga opozita futen për herë të parë në Kuvend, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij që për hir të koalicionit, kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.

Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese.

Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike dhe 1 mandat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Socialdemokratët kanë arritur të marrin 3 deputetë, duke rikthyer në parlament kryetarin e tyre, Tom Doshin.

2 mandate i siguroi “Mundësia” e Agron Shehajt i cili u largua nga radhët e PD-së duke krijuar partinë e tij si një demokrat i zhgënjyer.

1 mandat siguroi edhe Koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe 1 mandat edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit e cila garoi e vetme.

Qarku Tiranë

PS mori 19 mandate në qarkun e Tiranës, PD-ASHM 13 mandate, nga një mandat PSD e Tom Doshit, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bëhet e Arlind Qorit.

Ndërsa Partia Mundësia e Agron Shehajt mori 2 mandate në kryeqytet.

Deputetët e PS në qarkun e Tiranës

12 në listë të mbyllur

Edi Rama (lista e mbyllur)

Ogerta Manastirliu (lista e mbyllur)

Elisa Spiropali (lista e mbyllur)

Lindita Nikolla (lista e mbyllur)

Taulant Balla (lista e mbyllur)

Adea Pirdeni (lista e mbyllur)

Albana Koçiu (lista e mbyllur)

Igli Hasani (lista e mbyllur)

Delina Ibrahimaj (lista e mbyllur)

Ilva Gjuzi (lista e mbyllur)

Iris Luarasi (lista e mbyllur)

Erion Malaj (lista e mbyllur)

Blendi Gonxhja 24788 vota

Erion Braçe 23850 vota

Ervin Hoxha 20144 vota

Fatmir Xhafaj 13667 vota

Ornaldo Rakipi 10419 vota

Anila Denaj 9254 vota

Olta Xhaçka  6281 vota

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Tiranës

Sali Berisha (lista e mbyllur)

Flamur Noka (lista e mbyllur)

Lajme të tjera |  Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë!

Albana Vokshi (lista e mbyllur)

Belind Këlliçi (lista e mbyllur)

Tedi Blushi (lista e mbyllur)

Jozefina Topalli (lista e mbyllur)

Fatmir Mediu (lista e mbyllur)

Edi Paloka (lista e mbyllur)

Erisa Xhixho (lista e mbyllur)

Mesila Doda (lista e mbyllur)

Klevis Balliu (lista e mbyllur)

Besart Xhaferi (lista e mbyllur)

Jorida Tabaku 20558 vota

Deputetët e partive të tjera

Agron Shehaj -Partia Mundësia (listë e mbyllur)

Erald Kapri – Partia Mundësia (listë e mbyllur)

Albana Pëllumbi-PSD (listë e mbyllur)

Redi Muçi -Lëvizja Bashkë (listë e mbyllur)

Adriatik Lapaj- Nisma Shqipëria Bëhet

Qarku Berat

Në Qarkun e Beratit PS mori 5 mandate, ndërsa PD-ASHM vetëm 2 mandate. Kështu, PS nxjerr 2 deputetë nga lista e mbyllur dhe 3 nga lista e hapur, ndërsa koalicioni i Berishës vetëm 2 deputetët e listës së mbyllur.

Deputetët e PS në qarkun e Beratit

Ervin Demo  (lista e mbyllur)

Enriketa Jaho (lista e mbyllur)

Hysen Buzali 9909 vota

Fadil Nasufi 8331 vota

Hatixhe Konomi 4467 vota

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Beratit

Enno Bozdo (lista e mbyllur)

Zija Ismaili (lista e mbyllur)

Qarku Dibër

Nga Qarku i Dibrës, PS nxjerr dy deputetë nga lista e mbyllur Blendi Klosin dhe Alma Selamin, ndërsa Agron Malaj fitoi në listë të hapur. PD-ASHM në këtë qark merr vetëm 2 deputetë nga lista e mbyllur.

Deputetët e PS në qarkun e Dibrës

Blendi Klosi (lista e mbyllur)

Alma Selami  (lista e mbyllur)

Agron Malaj 14744 vota

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Dibrës

Xhelal Mziu (lista e mbyllur)

Denisa Vata (lista e mbyllur)

Qarku i Durrësit

Qarku i Durrësit u nda 8 mandate për PS dhe 6 për PD-ASHM.

Deputetët e PS në qarkun e Durrësit

Klodiana Spahiu (lista e mbyllur)

Milva Ekonomi  (lista e mbyllur)

Loer Kume (lista e mbyllur)

Skënder Pashaj (lista e mbyllur)

Aurora Mara  (lista e mbyllur)

Arkend Balla – 20650 vota

Ani Dyrmishi – 13716 vota

Etleva Budini-  4910 vota

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Durrësit

Oerd Bylykbashi (lista e mbyllur)

Artan Luku (lista e mbyllur)

Manjola Luku (lista e mbyllur)

Gent Strazimiri (lista e mbyllur)

Igli Cara  (lista e mbyllur)

Arjan Ndoja 9150 vota

Qarku i Elbasanit

PS mori 10 mandate në qarkun e Elbasanit dhe nxjerr 5 deputetë nga lista e hapur dhe 5 nga lista e mbyllur.

Ndërkohë, për PD-ASHM ngelin 4 deputetë në këtë qark dhe Berishës i digjet një kandidat nga lista e mbyllur Aurel Bylykbashi.

Në këtë qark po numëron kutitë e fundit, po rnuk pritet të ketë asnjë ndryshim në renditjen e kandidatëve në listën e hapur të PS.

Deputetët e PS në qarkun e Elbasanit

Arbian Mazniku  (lista e mbyllur)

Bora Muzhaqi  (lista e mbyllur)

Ermal Elezi (lista e mbyllur)

Adi Qose (lista e mbyllur)

Evis Kushi (lista e mbyllur)

Sara Mila 19845 vota

Saimir Hasalla  10895 vota

Olsi Komici  10087 vota

Aulona Bylykbashi 9839 vota

Agron Gaxho 6452 vota

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Elbasanit

Tomor Alizoti (lista e mbyllur)

Edmond Haxhinasto (lista e mbyllur)

Klodiana Çapja (lista e mbyllur)

Blendi Himçi (lista e mbyllur)

Qarku i Fierit

Në qarkun e Fierit, PS mori fitore të thellë me 12 mandate, ndërkohë që PDH-ASHM mori vetëm 4 mandate dhe i digjet një prej kandidatëve të listës së mbyllur, Eduart Sharka.

Lajme të tjera |  Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Deputetët e PS në qarkun e Fierit

Belinda Balluku (lista e mbyllur)

Petrit Malaj  (lista e mbyllur)

Kidiuina Zaka  (lista e mbyllur)

Erjo Mile (lista e mbyllur)

Ana Nako (lista e mbyllur)

Ceno Klosi  19290 vota

Klevis Jahaj 15680 vota

Asfloral Haxhiu 13401 vota

Antoneta Dhima 8731 vota

Elton Korreshi 7243 vota

Zegjine Caushi  4793 vota

Dhimitër Kurti  4674 vota

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Fierit

Gazment Bardhi (lista e mbyllur)

Luan Baçi  (lista e mbyllur)

Brunilda Haxhiu  (lista e mbyllur)

Saimir Korreshi   (lista e mbyllur)

Qarku i Gjirokastrës

Gjirokastra u nda 3 me 1 për Partinë Socialiste. PD-ASHM merr vetëm deputetin e listës së mbyllur, Tritan Shehu.

Deputetët e PS në qarkun e Gjirokastrës

Mirela Kumbaro   (lista e mbyllur)

Tërmet Peçi 11349 vota

Piro Dhima 8464 vota

Deputeti i PD-ASHM në qarkun e Gjirokastrës

Tritan Shehu (lista e mbyllur)

Qarku i Korçës

Në Qarkun e Korçës PS mori 6 mandate, ndërsa PD-ASHM 4 mandate.

Deputetët e PS në qarkun e Korçës

Niko Peleshi   (lista e mbyllur)

Romina Kuko   (lista e mbyllur)

Genti Lakollari   (lista e mbyllur)

Ilirjan Pendavinji  12607 vota

Bledi Çomo  11232 vota

Besa Spaho 7957 vota

Deputeti i PD-ASHM në qarkun e Korçës

Ivi Kaso (lista e mbyllur)

Ledina Alolli (lista e mbyllur)

Bledjon Nallbati (lista e mbyllur)

Fidel Kreka 7009 vota

Qarku i Kukësit

Në qarkun e Kukësit PD-ASHM mori 2 mandate dhe PS vetëm 1 mandat.

Deputeti i PS në qarkun e Kukësit

Eduart Shalsi (lista e mbyllur)

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Kukësit

Flamur Hoxhaj

Isuf Çelaj 8004 vota

Qarku i Lezhës

Në qarkun e Lezhës PS mori 3 mandate, ndërsa PD-ASHM mori 4 mandate.

Deputetët e PS në qarkun e Lezhës

Ulsi Manja  (lista e mbyllur)

Ermal Pacaj  (lista e mbyllur)

Admir Kadeli  7586 vota

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Lezhës

Agron Gjekmarkaj  (lista e mbyllur)

Elda Hoti  (lista e mbyllur)

Gjin Gjoni 10285 vota

Kastriot Piroli 6412 vota

Qarku i Shkodrës

Rezultati në Shkodër u nda 5 mandate për PD-ASHM dhe 4 mandate për PS, e cila nxjerr deputetë vetëm nga lista e sigurt.

Deputetët e PS në qarkun e Shkodrës

Marjana Koçeku (lista e mbyllur)

Onid Bejleri (lista e mbyllur)

Xhenis Cela  (lista e mbyllur)

Bujar Rexha (lista e mbyllur)

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Shkodrës

Luçiano Boçi (lista e mbyllur)

Kliti Hoti (lista e mbyllur)

Greta Bardeli (lista e mbyllur)

Ramadan Likaj (lista e mbyllur)

Bardh Spahia 11119 vota

Deputetët e PSD në qarkun e Shkodrës

Tom Doshi

Sabina Jorgo

Qarku i Vlorës

Rezultati në Vlorë u nda 9 me 3 për Partinë Socialiste. Në këtë qark, Berisha humb edhe një deputet nga lista e sigurt, Atird Hoxha.

Deputetët e PS në qarkun e Vlorës

Bledar Çuçi (lista e mbyllur)

Zamira Sinaj (lista e mbyllur)

Erjona Ismaili (lista e mbyllur)

Pirro Vengu (lista e mbyllur)

Damian Gjiknuri 12408 vota

Vullnet Sinaj 10941 vota

Ardit Bido 9212 vota

Brunilda Mersini 5538 vota

Vasil Llajo 6203 vota

Deputetët e PD-ASHM në qarkun e Vlorës

Bujar Leskaj  (lista e mbyllur)

Vangjel Dule (lista e mbyllur)

Ina Zhupa (lista e mbyllur)

Partitë e reja përfaqësohen me vetëm 4 mandate, ndërsa mbetet për tu parë nëse mes tyre do të ketë bashkëpunim në parlament.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us