“Votoni Gjeneralin, por votoni numrin 5!”, Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota: Do të kishim fituar 6 mandate

Adriatik Lapaj, drejtues i koalicionit “Shqipëria bëhet” deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tregoi disa detaje të fushatës së 11 majit, prej nga doli vetëm një mandat. Ai mori një shembull nga Mirdita ku për kandidatin e tij, Ded Prenga, përfaqësues të PS-së shpreheshin që të votonin gjeneralin, por si parti të votonin Partinë Socialiste, numrin 5, duke e bërë votën të pavlefshme.”

“Ne do të duhej të kishim fituar 6 mandate. Pastaj, gjithçka varet nga pragu elektoral. Ka vende ku ky prag është 3% dhe nëse do të ishte kështu edhe tek ne, do të kishim marrë 6 mandate.

Ka vende që e kanë pragun 5%. Me votat që kemi marrë, nuk do ta kishim kaluar shumë këtë prag.

Por nëse sistemi do të ishte proporcional në nivel kombëtar, do ta kishim kaluar, veçanërisht në zona me shumë banorë, si Tirana. Ka republika që aplikojnë pragje të ndryshme, por në rast se do të kishim një sistem proporcional kombëtar, rezultati do të ishte krejt tjetër. Shumë njerëz ndoshta nuk e kanë dhënë votën, sepse kanë menduar që ajo nuk do të përkthehej në mandate. Po të kishin votuar, rezultati do të kishte qenë ndryshe. Për ta thënë troç ka edhe nga ata që mendojnë se votat që morëm nuk u përkthyen në mandate.

Në fakt, votat që kemi marrë përfaqësojnë 6 deri në 7 mandate. Për shembull, Partia Socialiste në qarkun e Vlorës, me 64,500 vota, ka marrë 9 mandate, ndërkohë ne, me 64,268 vota, kemi marrë vetëm 1 mandat dhe ka një detaj shumë të rëndësishëm këtu ne nuk kemi vetëm 64,268 vota, kemi edhe mbi 15,000 vota që janë shpallur të pavlefshme. Jemi partia me numrin më të madh të votave të pavlefshme në këto zgjedhje.

Lajme të tjera |  Universitet për të moshuarit, PLANI për të ngritur shkollë në Tiranë! Leksione në disa degë, pranohen deri në 80 ‘studentë’

Sepse kur përfaqësuesit e PS-së shkonin në terren, p.sh. në Mirditë, dhe takonin qytetarë që kishin vendosur të votonin Gjeneral Ded Prengën, ata u thoshin: “Mirë, votojeni Gjeneral Ded Prengën për kandidat, por si parti voto Partinë Socialiste, numrin 5.”

Si rezultat, Gjeneral Ded Prenga ka qindra e qindra vota në Mirditë që janë shpallur të pavlefshme për shkak të kësaj strategjie. Dhe në të gjithë Shqipërinë, kemi mbi 15,000 vota vullnete qytetarësh që janë djegur nga ky manipulim. Pra, në total, flasim për rreth 80,000 vullnete qytetarësh që janë anashkaluar.

Votoni kandidatin e Lapajt, por jo partinë. Partinë jepjani PS-së… dhe kështu janë djegur mbi 15,000 vota”- tha Lapaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us