Nga Loer Kume
Si ecën rrjedha? Veza pulën, apo pula vezën?
Raporti i Elsa Lilës me një pjesë të popullit shqiptar, flet për një fenomen shumë të rëndësishëm sot. Dhe është po kaq e rëndësishme tashmë, të mos trajtojmë me empirizëm, por me emra.
Kam lexuar e dëgjuar me kohën, aq material sa mund të ndërtoj një tezë doktorature në shkenca sociale dhe psikologji turmash. Por mund thjeshtoj atë që ndodh, duke përdorur Lilën, për të shpjeguar çdo gjë që shfaqet e pakuptueshme dhe me tendenca të jetë më e epërme se niveli popullor.
Njëjtë si te 2001, A Space Oddyssey, kur Kromanjonët qëllojnë me çomange Monolitin që fluturon nga bota e ardhme.
Paradigma e paragliding
Shoku im Klodi shkon të fluturojë. Në pllajën nga do ngrihej gjen një grup çunakësh të vegjël. Klodi çapitet andej këtej duke hapur velën, duke rregulluar fijet, dhe çunakët afrohen me droje, të habitur, kuriozë, pastaj miqësohen pak, dhe e ndihmojnë të rregulloje cepat, të shpalose fijet.
Shoku im vrapon, ata duartrokasin, shkëputet nga toka, fëmijët e duartrokasin. Ngrihet në ajër. E brohorasin. Bën një rrotullim, kalamajtë janë në ekstazë, bën rrotullimin e dytë, i afrohet pllajës për tu bërë qejfin çunakëve, por sapo u kalon sipër kokës, ata zgjasin duart me vështrime prej mizerjesh të vegjël, dhe mbi të fluturojnë gurë.
Pse fluturojnë gurë? Kur shoku im ecën, ai është njëjtë si çunakët arrakatë. Kur njeriu fluturon, ai është diçka “e largët, e paarritshme, e pakuptueshme, e pashpjegueshme”.
Shfaqet (mistike) të Nishtullës
Ndërsa bredhim rrugëve të Marsejës me Igin, Tomin dhe Mandin, ne 3 të mëngjesit, papritur na dalin përpara ca çerra dhe fillojnë ti bien daulleve, me duart e zgjatura para. Paska edhe këtu kshu, them unë.Eee, lale, shqiptarë! Bërtasin çerrat. Si keni ardhë këtu? Me tren, – përgjigjen, ndërsa i bien ritmeve të tyre, hajde, na jepni ndonjë euro. O Mando, thërrasim, hajde jepu cunave lekë. Ue, qenka Mandi Nishtullës! – thërrasin çerrat e vegjël. Hajde ‘re Mandi Nishtullës! Dhe fillojnë të këndojnë të ka lali xhan. Aty mësova ndër të tjera, se të ka lali xhan e paska bërë Mandi Nishtullës dhe jo si e dija unë, Klodi Rakut, shoku dhe kolegu i tij.
Na u desh ca ti shpjegonim Mandit të Francës që nuk ka shumë lidhje me Shqipërinë, çfarë ishte Mandi Nishtullës.
Këtu ishte hera e parë që na ngatërrohet nëpër këmbë MandNishtulla.
Ndërsa luajnë në klasë lojën me të gjetur fjalët përmes gërmës së parë e të fundit, një shok klase i Erlës, time bije, çohet e shkruan, M, … A.
Pas shumë lodhje e supozimesh, pasi askush nuk e gjeti këtë fjalë misterioze, magjike, sekrete, konspirative, djaloshi u çua, dhe krenar dhe solemn, plotësoi gërmat munguese, dhe në tabelë u shpalos solemnisht fjala; MandNishtulla. Kjo ishte shfaqja e dytë.
Para pak ditësh, ndërsa kënga Sarile, me një muzikë kënge dasmash, madje mua me vjen si një fragment i muzikës së krushqve, me një tekst horror mendor, pra pasi kjo këngë bëhet super hit ndër shqiptarë sepse është catchy, bëhet virale një video, ku superstari muzikës se popullit, MandNishtulla, shfaqet në një studio televizive, dhe shpreh qartë dhe pa gabime, që nëse ndonjë ditë ia thotë mendja, do mbledhë 500 mijë jevgj e arrixhinj, dhe do marrë fatet e Shqipërisë në dorë. Aty filloi në kokën time të formësohej ky shkrim, jo aq për ç’tha Nishtulla, më shumë se sa interesant dhe popullor është Nishtulla. Në ç’qeliza të shoqërisë tonë ka hyrë nishtullizimi përmes viralizimit të personazhit të tij popullor. qoftë dhe për gallatë. Si përhapet Lajmi i Mirë, i profetit popullor mistik argëtuesmbase Nishtullë.
Grand finale – Si shkohet në të sëmës?
Unë jetoj me bindjen se nën këtë diell ka vend për të tërë. Nishtullat, Rakët, Lilat. Muzika është shumëngjyrëshe dhe e pafund. Por me ç’pretendojnë një pjesë e popullit, në shoqërinë tonë nuk ka vend për të gjithë. Dhe sot, raportet kulturore janë kokakëmbaz, nga vulgu. Autoritet dhe modë është lluca, jo kërkimi i dijes.
Ndërsa Elsa Lila, fituese e 3 Festivaleve ne RTSH, futet në festival për herë të katërt, njerëzit habiten pse qarkullojnë fjalë që do ta marrë Elsa Çmimin e Parë. Askush nuk habitet që Ferrari futet në garë për të fituar. Që Gjermania mund të fitojë Europianin apo Botërorin.
Ama populli bashkohor habitet që Elsa me shumë mundësi do fitojë festivalin, si përbindësh muzikor që ajo është në këtë garë.
Pastaj popullsat, nuk e kuptojnë kur flet, nuk e kuptojnë muzikën e saj, plus që Edi Rama do ia japë festivalin. Jo që Lila psh. Është thjesht muzikante e madhe. Sepse, MandNishtulla dhe BesKallaku janë yje muzike, me miliona klikime, ndërsa kjo Elsa s’di të flasë dhe bërtet.
Kjo gjë nuk ngjan vetëm me Lilën. Kjo gjë ngjan me çdo gjë që fluturon, çdo gjë që popullsat nuk e kuptojnë dot, nuk mund ta quajnë të bukur, të mençur, të lartë, ndaj dhe marrin ta gjuajnë me gurë, që është mekanizëm reagimi më afër natyrës foshnjore. Çdo formë arti, çdo shprehje ndryshe nga nishtullizimet e përditshme. E mira, e bukura, duan kurajo dhe vetëdije tu japësh hakun, edhe kur s’të pëlqejnë, dhe të gjesh vendin tënd në diell. Më mirë e anullojnë, dhe e kthejnë truallin kulturor përmes dopio standarterve dhe cancelimit, në këtë shkreti monokromatike dhe debile që gjendemi sot.Kështu pra, çuditërisht, koha ecën ndryshe sot, nga një popull i mençur dhe plot me talente, e shfaqe artistike dikur, tashmë zhgrryhet masivisht dhe pasivisht në llucë si derr i kënaqur.
Ndaj përgjigjen e kam të thjeshtë nëse më pyesni veza pulën, apo pula vezën. Veza po rrokulliset mbrapsht te pula. Ne po shkojmë me shpejtësi drejt foshnjërisë primitive, drejt shpellës, së errët, të ngrohtë, atavike dhe primordiale. Tashmë po rikthehemi të vëmë duart në tokë, e të ecim duke u hedhur pupthi, me katër këmbë. Shumë shpejt do humbasim dijen e zjarrit.
Duke ecur mbrapsht, midis koordinatave gjeografike 39o e 38’ në jug dhe 42o e 39’ në veri, në vendin me formën fizike dhe konsistencën mendore, Shqipëria popullore po shkon në p** të sëmës.