ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Vetëm para disa minutash, klubi i Vllaznisë ka njoftuar në rrjetet sociale për mbylljen e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Alexandros Kouros dhe mesfushorin Andrey Yago.

Greku Kouros, u bë pjesë e Vllaznisë në merkaton e verës së 2025-të. Aludohet se “arkitekti” i këtij transferimi ishte trajneri Edi Martinit, ku dyshja fitoi titullin në Superiore me Teutën në ediconin 2020-2021, shoqëruar me Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

Përsa i takon Yagos, e pritshme pas “skenës” me trajnerin shkodran. Në krahasim me Alexandros Kouros, Yago ishte lojtar titullar dhe me mjaft ndikim në ekip.

Lajme të tjera |  LIVE/ Gol dhe tensione në fushë, zhbllokohen shifrat në ndeshjen Shqipëri-Izrael (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us