Pse Berisha pasi humb zgjedhjet lyp qeveri teknike? Dashnor Sula: “Këngë” e vjetër, por këto beteja gjithmonë janë shuar!

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, fakt që u provua edhe nga procesi i rinumërimit të votave, Sali Berisha nuk e shikon problemin në radhët e veta, por përpiqet të justifikojë goditjen me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe nuk kishte garë politike.

Ai ka artikuluar tezën e krijimit të një qeverie teknike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në “360 gradë” thotë se kjo tezë është për të blerë kohë, me qëllim që të largoi vëmendjen nga shqetësimi real i demokratëve, që është humbja e zgjedhjeve.

“Nuk është rasti i parë, njihet qasja e doktorit në raport me kundërshtarin apo me retorikën që përdor, që mban stekën  lart dhe në fund pastaj, në shumë beteja që i ka artikuluar, përfshirë dhe qeverinë teknike dhe shumë gjëra të tjera dhe në fund janë shuar ato beteja dhe pa asnjë lloj rezultati, edhe ky rast kështu do jetë.  Është konsum para pushimeve të gushtit dhe që të mbajë gjallë… deri sa të vijë parlamenti. Në shtator fillon një gjë tjetër, ngritjen e një narrative tjetër dhe kështu dëshiron të shtyjë dhe kjo është e qartë.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë më 11 Maj - Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Ai theksoi se Sali Berisha ka shuar zërat kritikë në partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë konkurrent.

“Opozita s’ka konkurrues ndaj Berishës dhe kjo është disfatike dhe nuk ka njëri që t’i dalë përballë, as me zë ndryshe, as me konkurrim dhe në gjithçka. Vetëm Tabaku kemi një deputete të votuar, ndërsa gjithë lista tjetër janë deputetë të emëruar, pra janë deputetë pa vota”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us