Gazeta gjermane: Rama, pikturë dhe pushtet! Tirana si “TiRama”?

Gazeta prestigjioze gjermane Süddeutsche Zeitung i ka kushtuar një profil të gjatë kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e përshkruar si një figurë të pazakontë që ndërthur artin me politikën dhe pushtetin. Në një artikull të Julia Roothhaas, Rama paraqitet si një udhëheqës që pikturon gjatë takimeve dhe udhëheq një vend, duke u shfaqur si i lodhur pas një vizite në SHBA për dasmën e miliarderit Alexander Soros me këshilltaren e Hillary Clinton, Huma Abedin.

Gazetarja viziton zyrën e Ramës, ku muret janë të mbuluara me vizatime, fanella basketbolli, pajisje fitnesi dhe objekte protokollare – një përzierje e artit personal me pushtetin shtetëror. Në të njëjtën zyrë ndodhen edhe papagallët Lulu e Pippo, që krijojnë atmosferë teatrale për çdo vizitor.

Lajme të tjera |  'Ngec' tregu i shitjes së pronave, ndërtuesit kërkojne ulje taksash: Kemi kosto të larta

Rama, në pushtet që nga viti 2013, fitoi një mandat të katërt në zgjedhjet e majit me 52% të votave, pavarësisht kritikave nga OSBE për keqpërdorim të burimeve publike dhe presion ndaj administratës. Ai shihet si figurë dominuese në rajon dhe në skenën europiane, duke u shfaqur përkrah liderëve botërorë në samite ndërkombëtare.

Artikulli nuk ngurron të theksojë kontrastin mes imazhit të Ramës si artist dhe realitetit të një Shqipërie të përballur me korrupsion, emigracion masiv, dhe media të kontrolluar. Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei paralajmëron për “larje imazhi” përmes artit, duke argumentuar se artisti Rama shpesh mbulon me ngjyra problemet e thella politike të vendit.

Në fund, portreti i Süddeutsche Zeitung e përshkruan Ramën si një udhëheqës që ndërton me ngulm një kult personaliteti të ndërtuar mbi estetikë, ndikim ndërkombëtar dhe pushtet të konsoliduar në vend – duke e mbyllur me pyetjen provokuese: “A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us