VIDEO/ “Dramë” në “Elbasan Arena”, Vllaznia mposhtet nga Daugavpils

Vllaznia 0 – 1 Daugavpils (Lizunovs 85’)

Vllaznia është mposhtur në sfidën e parë përballë Daugavpils me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”. Kuqeblutë bënë një ndeshje tepër të mirë, por fati nuk ishte me ta në fundin e takimit.

Ekipi letonez kaloi në avantazh në minutën e 85-të me Lizunovs duke i shkaktuar Vllaznisë këtë humbje. Sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme

85’ Daugavpils kalon në avantazh, shënon Lizunovs

55’ Tjetër rast i Vllaznisë me Qaton, por portieri e ndal

53’ Sala provon me kokë, por jo në kuadrat

46’ Starton pjesa e dytë në Elbasan

45’ Përfundon pa gola pjesa e parë

35’ Dodaj i shkon shumë pranë golit, por portieri e ndal një për një

Lajme të tjera |  Igli Tare te Milan dhe djali i tij në Superiore! 21-vjeçari i bashkohet kryeqytetasve

25’ Vllaznia kishte rastin e parë me Krujën, i cili kërcënoi me një goditje fluturimthi

1’ Nis rrugëtimi europian për Vllazninë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us