Agron Shehaj, kreu i partisë “Mundësia”, ka reaguar lidhur me ngjarjet që po zhvillohen në televizionin News24.
Shehaj thotë se mediat censuruan “ndërprerjen e sinjalit të News24”, ndërkohë që deklaron se shumica e mediave janë nën kontrollin e qeverisë.
“Ndërsa Rama ka ndërprerë sinjalin e një prej televizioneve më të rëndësishmë në vend, mediat e tjera jo vetëm që nuk solidarizohen, me disa përjashtime, por censurojnë lajmin e mbylljes së një mediaje kombëtare, ose në rastin më të mirë hapin versionin e qeverisë. Mediat me pak përjashtime janë nën kontrollin total të qeverisë. Nuk mund të ketë të ardhme dhe rotacion politik në Shqipëri nëse mediat janë nën kontrollin absolut të qeverisë”, tha ai.





