Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? VanHorn “zbarkon” në KLP

TIRANË-E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku në fokus të diskutimit ka qenë zgjedhjet e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasada amerikane në Tiranë përmes rrjeteve sociale, ku theksohej se në fokus të takimit ishte procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK. VanHorn ka qenë e qartë në mesazhin e saj drejtuar kryetares së KLP-së, ku është shprehur se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK është thelbësor për bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë në fokus luftën ndaj krimit të organizuar dhe forcimin e sigurisë mes dy vendeve.

Lajme të tjera |  Dosja Veliaj/ SPAK kërkon burg dhe gjoba për të bashkëpandehurit, shpëton "e penduara"! (Lista me emrat dhe bizneset)

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona,”– shkruan Ambasada.

Gara për kreun e ri të SPAK tashmë është hapur dhe kandidatët kanë afat deri në 8 tetor për aplikimin. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.

Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us