“O vllau jem bre…” / Momenti trishtues kur Gjesti mbërrin në vendin ku humbi jetën vëllai i tij (Video)

Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe fituesit të “Big Brother” Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor në Pejë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor katërgomësh me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë.

Elidoni ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Mediat në Kosovë kanë publikuar momentin e rëndë kur Gjesti ka mbërritur në vendin ku u aksidentua për vdekje vëllai i tij, totalisht i shkatërruar, ndërsa miqtë i qëndrojnë pranë në këto orë të vështira për të gjithë.

“Oh vëllau jem…”, dëgjohet të thotë këngëtari, duke qëndruar disa metra më tej vendit të përplasjes.

 

Lajme të tjera |  Tragjedi tek Rana e Hedhun në Shëngjin: 4 shokë merren nga dallgët. Dy prej të rinjve ndërrojnë jetë, dy të tjerët në gjëndje të rëndë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us