Balluku i përgjigjet opozitës: Nuk i falni sukseset, ndaj përdorni sulme personale

Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, në seancën plenare të së mërkurës reagoi ndaj akuzave të deputetëve të opozitës, duke i quajtur ato sulme personale të motivuara politikisht.

Balluku deklaroi se qëllimi i këtyre sulmeve është të mbulohen, sipas saj, dështimet dhe humbjet elektorale të Partisë Demokratike përgjatë viteve të fundit.

Duke iu drejtuar deputetëve të PD-së, ministrja tha se akuzat ndaj saj lidhen drejtpërdrejt me performancën dhe rezultatet e arritura në detyrë.

“Opozita nuk i fal sukseset. E kam të qartë pse jam objekt i këtij sulmi personal, pasi ju nuk i falni suksesin politik njeriut që punon, madje as atyre që dallojnë në radhët tuaja. Ju nuk i falni tetë humbjet në 12 vitet e fundit dhe përmes sulmeve personale ndaj meje përpiqeni të mbuloni dështimin tuaj,” u shpreh Balluku.

Lajme të tjera |  VIDEO që po bën xhiron e rrjetit: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us