Nga rivali i panjohur tek “shteti i luftës”, shorti ideal i Shqipërisë për “play-off” (RENDITJA E FIFA-s)

Institucioni më i rëndësishëm futbollistik FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e përfaqësueseve pas ndeshjeve të muajt nëntor. Kombëtarja ka rënë me 2 vende, nga pozita e 61-të në 63-të. Nëse marrim në konsideratë rivalin “ideal” për Shqipërinë në fazën “play-off”, do të ishte ishte Sllovakia në gjysmëfinale.

Ekipi i drejtuar nga Franceso Calzona mban vendin e 45-të në FIFA, kundrejt Republikës Çeke (44-të), Uellsi (32-të) dhe Polonisë (31-të) që ndodhen në vazon e dytë, të cilat janë rivalët e mundshëm për kuqezinjtë.

Në rast avancimi për finalen e “play-off”-it, ku do luhej “gjithçka për gjithçka” në sigurimin e “biletës” për Kupën e Botës 2026, Ukraina do përkojë me kundërshtarin më të favorshëm. Shteti që ndodhet në luftë renditet i 28-të në FIFA, kundrejt Italisë (12-të), Danimarkës (21-të) dhe Turqisë (25-të).

Lajme të tjera |  VIDEO/ Myrto Uzuni rikthehet me gol në SHBA, “bomberi” shqiptar tund rrjetën e radhës me Austin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us