VIDEO/ Ishte i jashtëzakonshëm kundër Anglisë, sulmuesi Arbër Hoxha shënon dopietë me Dinamo Zagreb

Skuadra e Dinamo Zagreb po merr një fitore bindëse ndaj Varazdin me shifrat e pastra 3 – 0, ndërsa po luhet pjesa e dytë, java e 14-të në kampionatin kroat.

Sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha po rezulton protagonist, autor i dopietës, konkretisht në minutat 37 dhe 53. Finalizimi i dytë personal i shqiptar dhe i 3-të për ekipin e tij demostroi qartë aftësitë e 27-vjeçarit.

Në takimet e fundit, si me Shqipërinë, ashtu edhe te klubi nga Zagrebi, Hoxha ka marrë profilin e “heroit”. Me këtë fitore, Dinamo Zagreb i afrohet kreut me 1 pikë në ligën vendase.

Golat e Arbër Hoxhës

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka fituar tre herë Kupën e Shqipërisë, ish-sulmuesi i Vllaznisë LË FUTBOLLIN në moshën 32-vjeçare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us