Arbër Hoxha ka realizuar dy gola sot. Dinamo Zagreb fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Varazdin, ndërsa sulmuesi i Kombëtares pati kontributin kryesor.
Goli i parë i Hoxhës u shënua në minutën e 37-të, më pas llogaritë i mbylli në pjesën e dytë. Për të tashmë janë pesë gola në kampionatin kroat, ndërsa ka asistuar edhe dy të tjerë.
Dinamo Zagreb vendoset aktualisht 1 pikë pas Hajduk Splitit kryesues. Këto të fundit ndërkohë duhet të luajnë ndeshjen e tyre për javën e 14-të.
Goli i parë i Arbër Hoxhës: (VIDEO)
Goli i dytë i Arbër Hoxhës: (VIDEO)





