Rikthim te Inter?! Kristjan Asllani në “ajër”, presidenti i vendos ULTIMATUM

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka folur së fundmi për lojtarin e tij, Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar është në huazim nga Inter, teksa klubi torinez ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Pikërisht për blerjen e shqiptarit, kreu i Torinos ka dilema.

“Ai ka arritur ‘play off’-in me Shqipërinë e tij, njësoj si ne italianët. Pati një pjesë të dytë të mirë në derbi. Na pëlqen Asllani, e morëm në huazim dhe ai po luan mirë. E ka në dorë trajneri që ta vendosë në fushë. B

lerja? Kemi bërë më pak se 1/3-n e sezonit, le ta shohim në aksion. Asllani po luan mirë dhe duhet të konfirmojë performancën e tij nëse do të joshemi për të blerë”, është shprehur Urbano Cairo.

Lajme të tjera |  E PAPRECEDENTË/ Dinamos i ndodh e papritura në Slloveni, vendim drastik ndaj Ilir Dajës para ndeshjes evropiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us