Deputetja demokrate Ina Zhupa, në deklarata për A2, theksoi se ideja e formatit të “Foltores së dytë” nuk ka qenë të mëshonte te pjesëmarrja, “por ka qenë te dhënia e mundësisë qytetarëve dhe deputetëve që në 10 seanca nuk patën mundësi që të diskutonin për hallet e qytetarëve”.
“Ideja e këtij formati nuk ka qenë të mëshonte te pjesëmarrja, te numrat, siç janë protestat kombëtare, por ka qenë te dhënia e mundësisë qytetarëve dhe deputetëve që në 10 seanca nuk patën mundësi që të diskutonin për hallet e qytetarëve, në një tribunë parlamenti qytetar për të shprehur problemet e tyre dhe për të marrë vëmendjen mediatike. Sot, për shkak të korrupsionit kryelajmet ngelen lajmet e SPAK-ut dhe pak merr vëmendje situata e përmbytjeve, minatorëve apo mësuesve. Prandaj kemi zgjedhur foltoren”, tha Zhupa.
Në lidhje me një protestë të mundshme kombëtare, Zhupa tha: “Më shumë se protesta e madhe, ka rëndësi mënyra si do të transmetohet interesi i qytetarëve”.





