VIDEO/ Ernest Muçi “ngre në këmbë” Turqinë, pamjet virale të tifozëve pas golit në minutën e 101-të

Ekipi i Trabzonspor mori një fitore të “çmendur” përballë Basaksehir me rezultatin 4 – 3. Goli i sulmuesit të Kombëtares Ernest Muçi në minutën e 101-të “vulosi” fatet e ndeshjes.

Po qarkullon intesivisht video e tifozëve të Trabzonspor pas golit të Muçit në “in-etxrem”. Festë, brohorima dhe emocione të mëdha nga mbështetësit e 7 herë kampionëve të Superligës turke.

Fitore që i afron me kreun, 4 pikë larg Galatarsaray lider pas 13 javësh të luajtura. Për Ernest Muçin, finalizimet ndaj Basaksehir ishin të parët me fanelën e skuadrës nga Trabzoni, i transferuar në merkaton e verës prej Besiktas me formulë huazimi.

Festa e tifozëve te Trabzonspor pas golit të Muçit

Lajme të tjera |  Trajneri Maran i dha “dritën jeshile” për debutimin te Shqipëria, Luis Hasa gjen akordin me klubin e tij të ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us