ZYRTARE/ E ardhmja e Shqipërisë, Inter RINOVON kontratën me yllin kuqezi

Alain Taho do të vazhdojë që të jetë pjesë e Inter U20. Portieri i Shqipërisë U21, ka rinovuar kontratën me zikaltërt, me këta të fundit që besojnë fort në cilësitë dhe aftësitë e 18-vjeçarit.

“FC Internacionale Milano komunikon se ka arritur një akord shumëvjeçar për zgjatjen e kontratave të Matia Zanketa, Xhamal Idrisu dhe Alain Taho”, shkruan klubi italian, duke zbuluar se kanë rinovuar edhe me shqiptarin.

Kujtojmë se Taho është pjesë e Interit që prej vitit 2023, duke luajtur me disa ekipe grupmoshash. Ndërkohë që me Shqipërinë, ka luajtur me ekipet U16, U17, U19 dhe U21.

Lajme të tjera |  Trajneri Maran i dha “dritën jeshile” për debutimin te Shqipëria, Luis Hasa gjen akordin me klubin e tij të ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us