Shënoi ndër golat më të bukur në karrierë, flet Ernest Muçi për momentin “bombastik”

Ernest Muçi është bërë kryefjalë në Turqi. Sulmuesi shqiptar i Trabzonspor nuk di të ndalet. Pas dopietës ndaj Basaksehir, ku goli i 24-vjeçarit në minutën e 101 rezultojë përcaktues, shqiptar shënoi edhe sot kundër Konyaspor, por një “kryevepër” në interpretim dhe finalizimi.

Pas fitores, Muçi nuk ka qëndruar në heshtje: “E dinim që sot do të ishte vendimtare për ne. Meqenëse dy ekipet e para në ligë do të luajnë me njëra-tjetrën, e dinim se do të ishte vendimtare për ne t’u afroheshim atyre.

Treguam karakter dhe vendosmëri. Si rezultat, morëm tri pikët. Do të vazhdojmë kështu. Nuk duhet të dorëzohesh kurrë në jetë. Javët e para nuk kanë qenë siç prisja, por gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Duhet të qëndrosh i përqendruar. Ne do të qëndrojmë të përqendruar”.

Lajme të tjera |  Nga skemat me Abaten e deri tek ambiciet me Torinon, Ardian Ismajli i tregon të gjitha: Me trajnerin e ri do jemi më të fortë, tifozëve iu them...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us