VIDEO/ Juventusi “zhduk” Zhegrovën, “Zonja e Vjetër” rikthehet te fitorja ndaj Cagliarit

Dueli mes Juventus dhe Cagliari i cili ishte në kuadër të raundit të 13-të të Seria A u mbyll me shifrat 2-1. Ndeshje e bukur në fushë pasi “djemtë” e Luciano Spalletit nuk i kursyen aksionet ndaj portës së rivalëve.

Ku konkretisht 2 golat u dhanë nga sulmuesi Kenan Yildiz, në minutat e 27-të dhe i dyti në minutat shtesë në fund të pjesës së parë.

Nga ana tjetër timonieri Spalleti, ka lënë në stol sulmuesin shqiptar Edon Zhegrova. Vendim ky i cili nuk parashikohej pasi në ndeshjen me Bodo Glimt, 26-vjeçari bëri mjaft mirë.

Sa i takon Serisë A, Juventus e gjen veten në vendin e 7-të me 23 pikë ndërsa Cagliari e ndjek nga larg me  11 të tilla.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us