“Nuk jam për p*rno në mes të ditës!”/ Alketa Vejsiu kritikon ashpër Big Brother VIP Kosova: Janë kaluar limitet! Banorët tundin…

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka komentuar në rrjetet sociale realizimin e “Big Brother VIP Kosova” dhe konkurrentët atje, duke mos kursyer aspak kritikat.

“Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin, sepse tek Bigu Kosovës, nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort,” shkruan moderatorja

Ajo ka komentuar edhe për zgjedhjen e personazheve brenda shtëpisë, duke u shprehur se disa prej tyre nuk përfaqësojnë asgjë përveçse “tundin të pasmet dhe japin leksione erotizmi”.

“Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Alketa Vejsiu shprehet se suksesi mund të vijë edhe duke rritur nivelin e personazheve.

Lajme të tjera |  Në dashuri qielli është bujar, një çështje financiare mund të marrë zgjidhje

“Mendoj se edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. Unë i shpall luftë vulgariteti, dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe ç’të sillnin”,deklaron moderatorja.

Reagimi i plotë:

Hah, duhet ta bëja një edicion unë. Në rolin e producentes dhe gazetares së një reality show nuk më keni imagjinuar, por do të ishte bast i fituar.

Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin, sepse tek Bigu Kosovës, nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort. “The drive” është “Sex sells”. S’do të shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision; është hapësirë shumë e privilegjuar.

Lajme të tjera |  Në dashuri qielli është bujar, një çështje financiare mund të marrë zgjidhje

Lëre pastaj modelet që serviren, njerëzit që futen. Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi.

Formati, ama, është një eksperiment social televiziv i provuar për numrat dhe suksesin. Nuk e kontestoj. Mendoj se edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. Unë i shpall luftë vulgariteti, dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe ç’të sillnin.

Ka personazhe interesantë që më kanë pëlqyer, ndaj s’dua ta përgjithësoj këtë qëndrim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us