KATEGORIA E DYTË/ Nuk bëjnë punë as Skuka e Sembene! Oriku “shtyp” Partizanin B në “Arenën e Demave”, ndalet edhe Bylisi B (REZULTATET)

Janë mbyllur ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë, ku rezultatet mjaft të rëndësishme janë marrë nga skuadrat pretendente në grupin A dhe B.

Në 8 sfida janë shënuar 26 gola. Suprizën më të madhe e beri Oriku, ku mposhti në “Arenën e Demave” skuadrën e Partizanit B. tek këto të fundit u aktivizuan lojtarë si Xhuliano Skuka dhe Sembene, por sërish duket se nuk iu kanë bërë punë, pasi mposhten 2-1.

Po me këtë rezultat ka fituar edhe Erzeni ndaj Naftëtarit dhe Devolli kundër Eagle. 3-1 ka fituar Maliqi kundër Këlcyrës, ndërsa 3-0 ka triumfuar Sopoti ndaj Basanias. 3 pikët i ka siguruar edhe Delvina ndaj Butrintit pasi fituan 1-0.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Kristjan Asllani shok skuadre me yllin e Kosovës?! Mesfushori i Kombëtares përfundon nën “radarët” e rivalit të Interit

Fitore të thellë ka marrë Albanët, ku mposhtën 6-1 Gramshin, ndërkohë pa fitues është mbyllur dueli mes Shkumbinit dhe Bylis B. Ekipet nuk ia kanë dalë të shkojnë më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us