“Ishe njeri i mirë me zemër të bardhë”, motra e Shpat Kasapit PREK me fjalimin e saj në ceremoninë mortore!

Motra e Shpat Kasapit i jep lamtumirën e fundit dhe premton të mbajë amanetin për Roelin.

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë janë mbledhur familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë për të dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi.

Mes tyre, motra e tij Jehona është parë tejet e prekur, duke mos mundur të mbajë lotët nga dhimbja e madhe.

Ajo u shpreh me emocione të forta për Shpatin, duke treguar sa shumë e donte fëmijët dhe pleqtë dhe duke theksuar se amaneti i tij për djalin, Roelin, do të përmbushet nga ajo.

Fjala e motrës së Shpat Kasapit:

Sot me zemër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim, është shumë e vështirë për të përshkruar fjalët për të përshkruar dhimbjet që ndiej.

Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë, ishe një njeri i mirë, dije t’i ndieje hallet nga empatia jote e madhe.

Shpati, ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshësh, buzëqeshja ishte sinonim i yti”, tha Jehona.

Varrimi i Shpat Kasapit u mbajt sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Tetovës.

Lajme të tjera |  Në dashuri qielli është bujar, një çështje financiare mund të marrë zgjidhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us