U mposhtën në derbi nga Partizani, Tirona Fanatics nuk “dorëzohen”: Të fortët mbijetojnë, krenarë prej 2026 (POSTIMI)

Tirana u mposht mbrëmjen e djeshme nga Partizani në derbin e dytë të këtij sezoni. Bardheblutë nuk ia dolën ndaj rivalit të tyre të kryeqytetit, teksa humbën me shifrat 2-0.

Një humbje që padiksutim dhemb duke parë edhe situatën në të cilën ndodhen, ku pas 15 javësh kampionat janë të fundit në klasifikim me vetëm 7 pikë. Por pavarësisht kësaj, duket se tifogrupi i skuadrës, “Tirona Fanatics” nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Ata ishin të pranishëm edhe në shkallët e stadiumit për të mbështetur të tijtë, teksa banderola që ata shpalosën i thoshte të gjitha.

“Kur i ftohtë vjen, vetëm të fortët mbijetojnë. Me zë të lartë dhe krenarë që prej vitit 2026”, shkruhej në banderolën e tyre, e cila pas sfidës u postua edhe në rrjetet e tyre sociale. Një banderolë e cila e tregon qartë, se pavarësisht momentit jo të mirë që po kalojnë në këtë sezon, sërish janë besimplotë te mbijetesa në Superiore.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us