SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut! Çfarë bën Kuvendi për t’i hequr imunitetin

SPAK ka dalë sot me një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres, Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj. Për të kryer këtë procedurë Kuvendi duhet të ndjekë disa hapa bazuar në procedurën e parashikuar në Rregullore.

Filimisht kërekesa e SPAK i kalon Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, i cili e përcjell menjëherë në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, duke vënë në dijeni edhe deputeten, ministren e njëherësh zv.ministren, Belinda Balluku. Këshilli përbëhet nga 10 anëtarë, 5 mazhoranca dhe 5 opozita: Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi
Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues, Arkend Balla anëtar zv/anëtarë, Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Vetëm pasi të jetë njoftuar zyrtarisht, Ballluku  ka të drejtë të japë shpjegime, të përfaqësohet nga avokati dhe të ushtrojë të plotë të drejtën e mbrojtjes.

Këshilli shqyrton kërkesën dhe brenda 2 javësh harton raportin që u shpërndahet deputetëve, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj. Në fund kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare. Kuvendi me shumicë votash voton ose jo heqjen e autorizimit.

Nëse Kuvendi nuk shprehet brenda 3 muajve, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion konsiderohet e rrëzuar.

Kërkesa e SPAK

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Për të vendosur Ballukun në masë arresti me burg ose arrest shtëpie, do duhet që Kuvendi të miratojë heqjen e imunitetit të deputetit. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.  Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us