Shishet 3 mln euro! Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, Eno Agasi hoqi verën, 400 mln lekë dëm shtetit

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin. Ky i fundit raportohet të jetë djali i xhaxhait i biznesmenit Ergys Agasi i shpallur po ashtu në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në llidhje me hetimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj, pas kontrolleve të ushtruara nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e Ergys Agasit, ku u gjetën dhe u sekusetruan dhjetëra shishe verë pa pullë fiskale, të cilat përllogaritet të kenë një vlerë rreth 3 milionë euro. Kushëriri i tij, Eno Agasi dyshohet se ka hequr verën miliona euro nga kantina e ndodhur në vilë.

Konkretisht shishet e verës u konstatuan nga agjentët e BKH-së në banesën e Ergys Agasit, të cilët kanë njoftuar prokurorin e çështjes për kryerjen e sekuestrimit. Me urdhër të prokurorit, është vendosur masa e sekuestrimit dhe është njoftuar Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila ka proceduar me bllokimin e tyre për shkak të mungesës së pullës fiskale dhe dyshimeve për shmangie detyrimesh tatimore. Raportohet se një shishe kushtonte nga 7 deri në 10 mijë euro dhe bëhej fjalë për verëra të vjetruara nga 70 deri në 100 vjet.

Lajme të tjera |  Nafta “fluturon” në 206 lekë!

Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës. Për shkak se kontrolli u krye gjatë natës dhe transporti i mallit nuk ishte i mundur, vera u la përkohësisht në ruajtje në vilë. Kur autoritetet janë kthyer të nesërmen për ta marrë, sasia e verës nuk ndodhej më aty. Gjatë natës Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr më pas serverin e kamerave të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us