Sokol Cikalleshi te Flamurtari?! Zbulohet PRAPASKENA: S’ka shans të ndodhë, ka refuzuar edhe…

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, trajneri Ditmar Bicaj ka folur për mundësinë e transferimit të Sokol Cikalleshit në Superiore, te Flamurtari. Sipas Bicajt, ky transferim s’ka shans të ndodhë, teksa zbulon se ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka refuzuar edhe dy oferta të tjera.

“Me aq sa e njoh unë Cikalleshin, nuk e besoj. Nuk ka shanse që të kthehet në Shqipëri. Jo te Flamurtari, por edhe në Shqipëri po them. Di që ka pasur edhe oferta nga ekip te dy vendet e para, por nuk e mendonte kthimin në Shqipëri.

Te Flamurtari jo që jo. Nuk është në idetë e Cikalleshit një rikthim në Shqipëri. Kur ka refuzuar dy ekipe në vendet para, që ka pasur kontakte dhe kanë shprehur dëshirë…”, tha Ditmar Bicaj.

Lajme të tjera |  Nga skemat me Abaten e deri tek ambiciet me Torinon, Ardian Ismajli i tregon të gjitha: Me trajnerin e ri do jemi më të fortë, tifozëve iu them...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us