Ilir Daja i beson nga minuta e parë sulmuesit 600 mijë eurosh te Dinamo, Tetova me “artileri” të rëndë (FORMACIONET ZYRTARE)

Pas pak minutash do të startojë finalja e Superkupës së Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”. Egnatia në statusin e kampiones së Superiores duelon me fituesin e Kupës, fjala është për Dinamon.

Trajneri Ilir Daja i ka besuar nga minuta e parë lojtarit më të shtrenjtë në ekip, Bernard Berishës, vlera e cilit sipas “Transfermarkt” përkon me 600 mijë euro.

Edlir Tetova te rrogozhinasi ka vendosur të nis nga minuta e parë me “artileri” të rëndë  Albanese-Bakayoko-Selmani.

FORMACIONET ZYRTARE

Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj; Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Bakayoko, Selmani.

Trajner: Edlir Tetova.

Dinamo: Teqja; Neziri, Teixseira, Dita, Maliqi, Karamba, Qefalija, Bregu, Nani, Guindo, B. Berisha

Trajner: Ilir Daja

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us