Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venecia, Itali, ku burri hodhi vajzën e tij nga ballkoni, dhe më pas tentoi që t’i jepte fund edhe jetës së tij.
Ai ishte ndarë nga gruaja e tij dhe ishte kujdesur për fëmijën gjatë festave të Krishtlindjeve. Vajza e vogël ishte e vetëdijshme dhe u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Trevisos me kod të kuq për shkak të traumës në kokë. Babai ishte i padëmtuar.
Për babanë nuk është marrë ende asnjë masë, ndërsa prokurori tha se do të shyrtohet gjendja psikofizike e autorit.
“Asnjë masë nuk është marrë ende sepse presim të kuptojmë nga spitali kushtet psikofizike të autorit të këtij gjesti”, tha prokurorja në detyrë e Pordenones, Maria Grazia Zaina, në lidhje me atë që ndodhi. “Çdo konkluzion tjetër është i parakohshëm për momenti, janë situata shumë delikate, të cilat përfshijnë si viktimë edhe një të mitur në moshë shumë të re. Deri në analizimin e gjendjes mendore të autorit nuk mund të japim detaje të mëtejshme”.