Prova finale para sfidës në Champions League, Egnatia sfidon sot rivalin rumun

Egnatia do të zhvillojë ditën e sotme miqësoren e tretë dhe të fundit në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Këtë herë, kampionët e Superiores do të përballen me rumunët e FC Botosanit.

Njoftimin e kanë bërë rrogozhinasit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruajnë se takimi do të zhvillohet prej orës 16:30 me orën lokale të vendit tonë dhe në stadiumin “Bansko Arena” të Bullgarisë.

Në dy miqësoret e para, atë ndaj Ballkanit dhe Dritës, skuadrave të Superligës së Kosovës, Egnatia mori dy fitore dhe do tentojë të marrë të njëjtin sinjal pozitiv edhe në këtë provë të rëndësishme finale.

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede do të ketë një tjetër mundësi për të “ndezur motorrët”, në vigjilje të ndeshjes së parë zyrtare, atë të raundit të parë në Champions League përballë moldavëve të FC Petrocub.

Kujtojmë se ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Stadionul Orasenesc” të Moldavisë më 8 korrik në orën 19:00, ndërsa ajo e kthimit në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë prej orës 21:00, më 15 korrik.

Lajme të tjera |  E duan në Gjermani: Muçi bëhet i paprekshëm, refuzohet oferta e parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us