Vllaznia s’e heq “këmbën nga gazi”, shkodranët kërkojnë të konfirmojnë “superfuqitë” para duelit vendimtar në Conference League

Sot prej orës 18:00, Vllaznia do të zhvillojë testin e radhës miqësor përballë sllovenëve të FC Koper.

Ashtu siç ishte lajmëruar para disa ditëve nga vetë klubi shkodran në “axhendën” e saj të përgatitjeve për sezonin e ri, kuqeblutë do të zbresin sonte në fushë për një tjetër duel ku do të shihet sërish rendimenti i futbollistëve para sfidës së parë në kualifikueset e Conference League, aty ku do të masin forcat përballë Malishevës.

Takimin e parë, Vllaznia do ta luajë si pritëse në stadiumin “Loro Boriçi” më 9 korrik në orën 20:00, ndërsa i kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Kosovë, më 15 korrik në orën 16:30.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Garanci për të ardhmen dhe trajnerin Ilir Daja, Dinamo “kyç” edhe ish-in e Tiranës dhe Vllaznisë

Kujtojmë se dy ditë më parë, të besuarit e Edi Martinit “shkërmoqën” 6-3 kroatët e NK Rudes, ku spikatën afrimet e Rrok Tomës dhe Herald Markut, ky i fundit u rikthye me 2 gola.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us