Allan Saint-Maximin është futbollisti më i ri i Charlotte FC. Sulmuesi 29-vjeçar vendosi që të largohej nga Lens, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit në SHBA, MLS.
Me klubin e ri, francezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Para 7-8 vitesh, Saint-Maximin cilësohej si një nga lojtarët më të mirë dhe me të ardhme të ndritur, por zgjodhi paratë, para karrierës.
29-vjeçari ka një karrierë mjaft interesante. Allan Saint-Maximin është aktivizuar me ekipe si Saint-Etienne, Monaco, Hannover 96, Nice, Newcastle, Al-Ahli, Fenerbahce, Club America dhe Lens.





