Protestat në Shqipëri? Rama për “Euronews Serbia”: Njerëzit protestojnë sepse jetojnë më mirë!

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat që po zhvillohen prej më se një muaji në Tiranë, si pjesë e një faze të re të zhvillimit shoqëror në vend. Në një intervistë për Euronews Serbia, kreu i qeverisë u shpreh se protestat pasqyrojnë janë tregues se vendi po hyn në një etapë të re që reflekton rritjen e pritshmërive.

“Protesta është diçka shumë më e madhe se vetë tema. Nuk janë vetëm flamingo. Është shumë më tepër se kaq. Është një sinjal se vendi ka kaluar në një nivel tjetër, se zhvillimi është bërë normal, se njerëzit nuk janë më të gatshëm të vuajnë atë që mungon”, tha Rama.

Sipas kryeministrit Rama, qytetarët po bëhen gjithnjë e më pak tolerantë ndaj mangësive dhe kërkojnë që problemet të zgjidhen më shpejt. Rama shtoi sërish se, është një protestë ndaj pritshmërive, më të cilën duhet të përballen.

Lajme të tjera |  Rama humb qetësinë, nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook!

“Njerëzit janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që mungon. Kjo është arsyeja pse njerëzit duan më shumë. Ata e duan tani. Dhe nuk mund t’i fajësojmë për këtë. Ky është çmimi që paguajmë për suksesin tonë. Kjo, sipas mendimit tim, është një protestë ndaj pritjeve në rritje dhe ne duhet të përballemi me të”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se jetesa në standarte më të larta dhe kërkesa për më tepër është pikërisht shtysa që i nxjerr qytetarët në bulevard për të protestuar.

“Pavarësisht se si e quajnë njerëzit, pavarësisht se sa ashpër kritikohet – në fund të fundit, arsyeja është se njerëzit jetojnë më mirë. Dhe kjo është arsyeja pse ata duan shumë më tepër. Normalisht, shoqëritë e varfra kanë një prag shumë të lartë tolerance për atë që u mungon. Shoqëritë e zhvilluara dhe në zhvillim kanë një prag shumë më të ulët të asaj që është e pranueshme. Ato duan atë që mungon.”, u shpreh Rama.

Lajme të tjera |  Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e 3 kapitujve! Rama në Bruksel, Kos: Sot një 'super e martë'

Ndërkohë, protestat në Tiranë vijojnë prej më shumë se një muaji, ku qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre përmes tubimeve të përditshme. Çdo mbrëmje, qytetarët mblidhen në bulevardin para Kryeministrisë, ku kërkesat e tyre kryesore mbeten dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i klasës së vjetër politike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us